Londër: Arrestojnë një person me thikë, lëndohen policët

Evropë

Londër: Arrestojnë një person me thikë, lëndohen policët

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 08:58
Londër

Dy policë janë lënduar gjatë arrestimit të një personi që mbante një thikë jashtë Buckingham Palace në Londër.

Ata zbuluan një thikë të madhe në makinën e të arrestuarit pasi ai e ndaloi atë pranë një automjeti të policisë.

Policët u trajtuan në vendngjarje për lëndime të vogla në krah dhe nuk u dërguan në spital.

I arrestuari, që besohet të jetë në të 20-at e tij të hershme, u arrestua nën dyshimet për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore

BBC shkruan që asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk ishte në Buckingham Palace gjatë incidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat