Marsh kundër terroristëve, Mbreti Felipe i bashkohet mijëra personave

Evropë

Marsh kundër terroristëve, Mbreti Felipe i bashkohet mijëra personave

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 15:44
Mbreti Felipe

Qindra mijëra persona, mes tyre edhe Mbreti Felipe dhe kryeministri Mariano Rajoy marshuan në rrugët e Barcelonës, nën sloganin “Unë nuk kam frikë”. Marshuesit i dërguan kështu një mesazh terroristëve se ata nuk do të mposhten, ndërkohë që marshi vjen në përgjigje të sulmeve të një javë më parë, ku militantët islamistë vranë 15 persona.

Qindra mijëra persona në Barcelonë kanë marshuar kundër militantëve islamistë që lanë 15 persona të vdekur në sulmet terroriste të javës së kaluar.

Marshuesve i është bashkuar edhe Mbreti i Spanjës, Felipe VI dhe kryeministri i vendit Mariano Rajoy. Mbreti është i pari sovran spanjoll që i bashkohet një marshi të tillë që pas rivendosjes së monarkisë në vitet ’70.

Punonjësit e emergjencës dhe stafi i dyqaneve që ndihmuan gjatë sulmit në Las Ramblas gjithashtu zunë një vend të rëndësishëm në këtë marshim.

Protesta filloi nën sloganin “Nuk kam frikë”, ndërkohë që të tjerë postera dënonin islamofobinë. Sulmet e 17 gushtit, ku një furgon mësyu ndaj personave të pranishëm në Las Ramblas, u mor në autorësi nga Shteti Islamik.

Një celulë pre 12 xhihadistësh u fajësua për sulmin, 8 prej të cilëve janë tashmë të vdekur, ndërkohë që 4 janë paraqitur në gjykatë në Madrid.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat