‘Infermieri monstër’ trondit Gjermaninë: Ka vrarë jo 2 por 84 pacientë!

Evropë

‘Infermieri monstër’ trondit Gjermaninë: Ka vrarë jo 2 por 84 pacientë!

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 13:57
Infermieri

Një infermier i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy pacientëve në Gjermaninë veriore është tashmë i dyshuar për vrasjen e të paktën 84 pacientëve të tjerë.

40-vjeçari, i identifikuar vetëm si Niels H , u dënua për vrasje në tentativë në vitin 2006 dhe vrasje në vitin 2015.

Viktimat e tij morën doza vdekjeprurëse mjekimesh në të gjitha njësitë ku ai punonte.
Të afërmit e pacientëve që vdiqën në klinikat ku ai punonte i kishin kërkuar policisë të hetonte më tej.

Një komision u ngrit në vitin 2015 për të hetuar shkallën e krimeve të tij, gjë që mund ta bënte atë vrasësin më të keq të Gjermanisë pas luftës.

Mjekimi që “infermieri monstër” u jepte pacientëve shkaktonte ndalimin e zemrës dhe mosfunksionimin e sistemeve të qarkullimit të gjakut.

Gjyqtarët thanë se ai ishte i motivuar nga dëshira për të shpallur si “hero” duke ringjallur pacientët që ai kishte vrarë.

Gjatë gjyqit, ai pranoi dhënien e mjekimit vdekjeprurës  të paktën 90 personave në një klinikë të kujdesit intensiv Delmendorst.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat