Vetura futet në shtëpi, 4 të lënduar

Evropë

Vetura futet në shtëpi, 4 të lënduar

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 00:26
Një veturë e tipit Golf, është futur në një shtëpi në North Yorkshire, Angli.

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasi një veturë e tipit Golf, është futur në një shtëpi në North Yorkshire, Angli.

Policia ka thënë se janë befasuar se askush nuk ka vdekur, megjithatë 3 persona mbesin të lënduar më seriozisht.

Dy burra thuhet se kanë qenë të shtrirë në divan, ndërsa dy të tjerë në këmbë gjatë kohës kur ndodhi incidenti.

Policia ka arritur të arrestojë shoferin, një 20-vjeçar, i cili thuhet se kishte qenë në shpejtësi të madhe.

Pas përplasjes në mur, veturës i ka hyrë flaka, por megjithatë edhe shoferi vetëm është lënduar në pjesët e poshtme të trupit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat