Johanes Hahn për vizitë në Beograd

Evropë

Johanes Hahn për vizitë në Beograd

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 09:56
Johanes Hahn

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Hahn sot do të qëndrojë për vizitë njëditore të punës në Beograd, ku do të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë të autoriteteve serbe.

Është paraparë që Han të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq, shefin e diplomacisë Ivica Daçiq dhe me ministren e Integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq.

Në prag të vizitës në Beograd, Hahn deklaroi se Serbia ka perspektivë të fuqishme evropiane, e cila nuk është vënë në pikëpyetje, por se shpejtësia e zhvillimit të negociatave inkuadruese do të varet nga ritmi i zbatimit të reformave, para së gjithash në sferën e qeverisjes së të drejtës, si dhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Në deklaratën për gazetën beogradase "Veçernje novosti", Hahn vlerësoi se iniciativa e Vuçiqit për fillimin e dialogut të brendshëm për Kosovën paraqet "lëvizje të guximshme dhe të mirëpritur".

Ai edhe njëherë potencoi se pjesa e rëndësishme e negociatave për anëtarësimin e Beogradit në BE është edhe normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij, do të kontribuojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe do të garantojë mbrojtje të të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat