Pas shpërthimit në Londër, rihapet stacioni i metrosë

Evropë

Pas shpërthimit në Londër, rihapet stacioni i metrosë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:56
Londër

Një ditë pas shpërthimit në stacionin e metrosë Parsons Green në Londër, ai është rihapur në orët e para të së shtunës.

Nga sulmi i djeshëm mbetën të lënduar 29 persona, bën të ditur BBC.

Policia ka thënë se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, por duhet të jenë vigjilentë gjatë kohës sa janë jashtë shtëpive të tyre.

Derisa janë duke vazhduar kërkimet për personin që vendosi mjetin shpërthyes në trenin që përshkon pjesën jug-perëndimore të Londrës.

Pas sulmit, rreziku nga kërcënimi terrorist në Mbretërinë e Bashkuar u ngrit në nivelin kritik, që është më i larti e që tregon se sulmet mund të jenë të pranishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat