Policia britanike e ka arrestuar edhe një burrë tjetër në lidhje me sulmin terrorist të së premtes në një stacion treni në Londër.
Njëzet e një vjeçi u arrestua në Hounslow, në perëndim të Londrës, të shtunën mbrëma në dyshimin për shkelje terroriste dhe tani ndodhet në paraburgim në jug të Londrës.
Më herët është arrestuar një 18-vjeçar, i cili është duke u mbajtur për shkelje terroriste në lidhje me shpërthimin brenda trenit, ku u plagosen 30 persona.
Ai u arrestua të shtunën në mëngjes në Port of Dover.
Niveli i kërcënimit të terrorizmit mbetet kritik në Britani të Madhe, që do të thotë se ndonjë sulm pritet të ndodhë shumë shpejt.