Vuçiq: Trump ka pranuar ftesën për të vizituar Serbinë

Evropë

Vuçiq: Trump ka pranuar ftesën për të vizituar Serbinë

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 17:37
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Nju-Jork, se presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar ftesën e tij që të vizitojë Serbinë.

“Kur ia dorëzova ftesën, në detaje i kam sqaruar pse mendoj se është e rëndësishme që të vizitojë Serbinë. Kam folur për marrëdhëniet e të gjithë qytetarëve në Serbi ndaj tij dhe politikës amerikane, si do ta presin njerëzit në Serbi, pse është kjo e rëndësishme, dhe se vizita e tij do të tregonte se sa serbët e dëshirojnë këtë miqësi”, u ka thënë Vuçiq mediave në Nju-Jork, transmetojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat