Anketat nuk parashikojnë votuesit taktikë dhe të papërcaktuarit

Evropë

Anketat nuk parashikojnë votuesit taktikë dhe të papërcaktuarit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2017 Në ora: 21:18
Angela Merkel dhe Martin Schulz

Nëse bëhet fjalë për anketa, rezultatet e zgjedhjeve dihen. Por a është kjo e vërtetë? Sa të fuqishëm janë masa e të pavendosurve? Dhe si i bëhet halli me votuesit taktikë? Dy pyetje dhe përgjigje të rëndësishme nga “Der Spiegel”.

Zakonisht shifra të reja: njëherë një parti qëndron më lartë dhe tjerat më poshtë. Mediat gjithashtu ndihmojnë pak në ndryshimin e perceptimit ndaj partive. Në të njëjtën kohë ka kritika për anketat: demoskopet kanë shumë ndikim. Shifrat e anketave dëmtojnë demokracinë, pasi nuk bëhet fjalë për përmbajtje. Anketat ndikojnë në vendimin e votuesve - dhe kjo, përkundër që ata janë pak të besueshme.

E qartë është: se ka shumë faktorë ose grupe që pak përpara zgjedhjeve nuk llogariten fare nëpër anketa.

Të pavendosurit - çfarë njohuri kemi për ta?

"Nëse 50 përqind e votuesve nuk kanë vendosur, atëherë gjithçka është e mundur,” tha kandidati për kancelar në Gjermani, Martin Schulz, gjatë një interviste rreth anketave të cilat e nxjerin shumë pikë pas kancelares Angela Merkel.

Studiuesit flasin se një javë përpara zgjedhjeve 40 deri 46 përqind e votuesve janë të pavendosur për cilin numër do rrethojnë. Vota e tyre është e mundshme për gjithë secilin.

Është e gabuar të sugjerohet se këta persona nuk ia kanë aspak haberin se për kë do votojnë. “Por janë votues, të cilët nuk janë tërësisht të sigurtë për vendimin e tyre,” thotë eksperti Matthias Jung. Në pyetjen e anketuesve nëse vendimi i votuesve mund të ndryshohej deri në momentin e votimit: 39 përqind përgjigjen po. Këtu nuk bëjnë pjesë ata që thonë se “nuk dinë” për kë të votojnë. Kush mund të fitonte realisht nga këta votues të papërcaktuar?, është pyetja që do shqetësonte secilën parti, por që në vende të ndryshme kjo ka përgjigje të ndryshme.

Si është puna me votuesit taktikë?

Në themel shumë persona janë të gatshëm të votojnë në mënyrë taktike - pra votojnë një parti tjetër nga ajo që mbështesin tradicionalisht, për të arritur ndonjë koalicion të caktuar: lidhjet mes partive në vitet e kaluara janë bërë më të dobta. P.sh në Gjermani,14 përqind e votuesve llogariten si taktikë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat