Austri, hyn në fuqi ligji për ndalimin e veshjeve që mbulojnë fytyrën

Evropë

Austri, hyn në fuqi ligji për ndalimin e veshjeve që mbulojnë fytyrën

Nga: A.S. Më: 30 shtator 2017 Në ora: 14:17
Foto e ilustruar nga Daily mail

Masat për ndalimin e hixhabit dhe veshjeve të tjera të cilat e fshehin fytyrën në vende dhe ndërtesa publike, do të hyj në fuqi që nga dita e nesërme, raporton Daily mail, përcjell Bota sot.

Gjithashtu të ndaluara do të jenë edhe maskat mjekësore dhe shalle për të mbuluar fytyrat, përveç nën kushte të caktuara.

Autoritetet austriake thonë se kufizimet synojnë "sigurimin e kohezionit të shoqërisë në një shoqëri të hapur".

Kurse, shkelësit e këtyre masave do të dënohen me gjobë deri në 150 euro.

"Pranimi dhe respektimi i vlerave austriake janë kushte themelore për bashkëjetesë të suksesshme midis popullatës shumicë austriake dhe njerëzve nga vendet e treta që jetojnë në Austri", thonë zyrtarët në Vjenë.

Masat, të ngjashme me ato të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, aplikohen edhe për vizitorët edhe pse një numër i madh turistësh arabë festojnë në vendin alpine.

Image
Foto e ilustruar nga Daily mail
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat