Papa Françesku: Sulmi në Las Vegas, tragjedi e pakuptimtë

Evropë

Papa Françesku: Sulmi në Las Vegas, tragjedi e pakuptimtë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 16:50
Papa Françesku

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku, ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi në Las Vegas.

Papë Françesku në reagimin e tij, sulmin e ka quajtur tragjedi e pakuptimtë.

”Thellësisht i pikëlluar kur mësova për të shtënat në Las Vegas. Papa Françesku dërgon sigurinë e afërsinë e tij shpirtërore për të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi e pakuptimtë”,  thuhet në një mesazh ngushëllues në lidhje me sulmin në Las Vegas ku një 64 vjeçar qëlloi për vdekje mbi 50 persona në një festival muzikor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat