Madrid, përfundon në gjykatë shefi i policisë që nuk reagoi kundër protestuesve katalonas

Evropë

Madrid, përfundon në gjykatë shefi i policisë që nuk reagoi kundër protestuesve katalonas

Nga: A.S Më: 6 tetor 2017 Në ora: 10:36
Shefi i policisë katalanase Josep Lluis Trapero

Shefi i katalonas i policisë, Josep Lluis Trapero, do të paraqitet para një gjyqtari në Madrid, me dyshimin për sulm kundër shtetit.

Forca e tij Mossos d'Esquadra akuzohet se nuk ka mbrojtur policinë kombëtare spanjolle nga protestuesit përpara referendumit të pavarësisë së 1 tetorit në Kataloni.

Së bashku me komandantin Trapero, një polic tjetër katalonas dhe dy aktivistë kryesorë të pavarësisë gjithashtu po merren në pyetje në Madrid.

Por, Mossos më herët ishte lavdërua pasi që në muajin gusht me shpejtësi e trajtojë qelizën islamike që kreu sulmin terrorist të Barcelonës.

Gazeta drejtuese El Pais thotë se akuza kundër Mossos është e jashtëzakonshme në Spanjën demokratike./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat