Aleatët e Merkelit mblidhen për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Evropë

Aleatët e Merkelit mblidhen për të zgjidhur mosmarrëveshjet

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 19:13
Angela Merkel

Konservatorët e kancelares, Angela Merkel do të takohen të dielën për të tejkaluar përplasjet, pasi sondazhet tregojnë se shumica e gjermanëve mbështesin kritikat që bëjnë thirrje për të vendos kontrolle mbi ardhjet e refugjatëve.

Sondazhi, i publikuar sot, tregon se shumica e gjermanëve mbështesin krijimin e një limiti mbi refugjatët që duhet të hyjnë në vend, një çështje kryesore në takimin që parashikohet në fundjavë dhe që ndan Kristian Demokratët (CDU) e Mrekelit dhe liderët bavarezë të Unionit Kristian Social (CSU).

Aleatët do të takohen për të arritur një zgjidhjen për mospërputhje në disa çështje, përfshirë kujdesin për të moshuarit dhe pensionet, para se të fillojnë bisedimet për krijimin e koalicionit qeverisës me ambientalistët e Gjelbër dhe Partinë Liberale Demokratët e Lirë (FDP).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat