E dhimbshme, fjalët e fundit të gazetares që u vra me bombë

Evropë

E dhimbshme, fjalët e fundit të gazetares që u vra me bombë

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 08:28
Vrasja e gazetares

Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e gazetares malteze malteze DaphneCaruana Galizia, e cila u vra të hënën në Maltë, me një bombë të vendosur në makinë, afër shtëpisë së saj.

Shkak për ekzekutimin e saj mësohet se ka qënë fakti se ajo kishte zbuluar dhe publikuar skandalin e “Panama Papers. 

Shprehja e fundit që shkroi në blogun e saj: “Kudo ka kriminelë nëse shihni përreth. Situata është dëshpëruese”

15 ditë para se të vritej, nëna e tre djemve kishte marrë kërcënime me vdekje, por askush nuk ishte kujdesur që ta ruante.

Kush ishte gazetarja Daphne Caruana Galizia

Galicia, e cila pretendonte të mos kishte lidhje politike, vuri në dukje një sërë objektivash, nga bankat që ndihmonin pastrimin e parave në lidhje midis industrisë së lojrave online të Maltës dhe mafies.

Gjatë dy viteve të fundit, raportimet e saj u përqëndruan kryesisht në zbulesat nga Panama Papers. 

Në shkrimet e saj ajo kishte sulmuar disa herë dhe kryeministrin e Maltës Joseph Muscat dhe dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë, duke lidhur kompani jashtë vendit, të afërta me ta, me shitjen e pasaportave malteze dhe me pagesa nga qeveria e Azerbajxhanit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat