Sulm me thikë në qendër tregtare, tetë persona të lënduar

Evropë

Sulm me thikë në qendër tregtare, tetë persona të lënduar

Nga: Bota sot Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:05
Ilustrim

Së paku tetë persona janë therur pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Poloni, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Sulmuesi ka vënë në shënjestër konsumatorët në Stalowa Wola, në Polonin juglindore, në orën 15:00.

Sulmuesi thuhet se është një banor 27-vjeçar i qytetit, i cili u arrestua nga policia.

Viktimat janë dërguar në spital dhe disa prej tyre kanë pësuar lëndime serioze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat