Gjermani: U dëbuan 14 azilkërkues afganë pas protestës kundër kthimit

Evropë

Gjermani: U dëbuan 14 azilkërkues afganë pas protestës kundër kthimit

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 18:31
Pamje e aeroplanit me të cilin besohet se janë kthyer azilkërkuesit nga Lajpcigu në Kabul të Afganistanit

Gjermania i ka dëbuar 14 azilkërkues të refuzuar afganë, pas një proteste të ashpër në të cilën ata theksonin se Afganistani i përfshirë në luftë nuk është vend i sigurt për ata që kthehen atje.

Ata dje u vendosën në një aeroplan në Lajpcig të Gjermanisë dhe sot kanë arritur në Kabul.

Afro 150 vetë ishin mbledhur në aeroportin e Lajpcigut për të protestuar kundër dëbimeve.

Zëdhënësja e Ministrisë së brendshme të Gjermanisë, Annegret Korff, u tha sot gazetarëve se 11, prej 14 personave të dëbuar, kishin të kaluar kriminale për akte siç janë vrasjet, shkaktimi i dëmtimeve të rënda trupore, keqtrajtimi seksual i fëmijëve, mashtrim dhe vjedhje.

Të tre afganët e tjerë kishin refuzuar të bashkëpunonin në zbulimin e identitetit të tyre.

Gjermania i ka dhënë azil pjesës më të madhe të refugjatëve nga Siria e përfshirë në luftë. Por, qeveria e këtij vendi ka argumentuar se mund t’i riatdhesoj të sigurt azilkërkuesit në Kabul dhe pjesë të tjera të Afganistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat