Gjermania nuk njeh pavarësinë e Katalonisë

Evropë

Gjermania nuk njeh pavarësinë e Katalonisë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 18:36
ilustrim

Gjermania mbështet qeverinë spanjolle dhe nuk do ta njohë pavarësinë, të cilën sot pasdite e shpalli parlamenti katalonas, deklaroi zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Sipas tij, Berlini po përcjell me shqetësim eskalimin e situatës në Spanjë, duke përmendur se shpallja e njëanshme e pavarësisë “shkel parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Spanjës”, transmeton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat