As Britania e Madhe nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonisë

Evropë

As Britania e Madhe nuk do ta njohë pavarësinë e Katalonisë

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 19:11
Ilustrim pavarësinë

Britania e Madhe nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e pavarësisë së Katalonisë nga Spanja, thanë zyrtarë të qeverisë britanike.

Sipas Qeverisë britanike, deklarata për shpalljen e pavarësisë  është e bazuar në një votim, i cili ishte konsideruar ilegal nga ana e Madridit zyrtar.

“Britania e Madhe nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së bërë nga parlamenti rajonal i Katalonisë. Ajo është bazuar në votimin, i cili ishte shpallur ilegal nga gjykatat spanjolle. Ne vazhdojmë të dëshirojmë të shohim respektimin e ligjit, respektimin e Kushtetutës së Spanjës dhe ruajtjen e unitetit të Spanjës”, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike.

Edhe Gjermania më herët ka bërë të ditur se nuk do ta njohë Kataloninë si shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat