Masakër në shtëpi, vritet çifti dhe tre fëmijët e tyre

Evropë

Masakër në shtëpi, vritet çifti dhe tre fëmijët e tyre

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 13:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një masakër ka ndodhur në një shtëpi private në veri të Francës, ku 5 anëtarët e një familje janë vrarë.

Prindërit dhe 3 fëmijët e tyre janë qëlluar për vdekje. Ata u gjetën të pajetë brenda shtëpisë së tyre në rajonin Aisne, në Nouvion et Catillon.

Image

Fëmijët e vrarë janë dy djemë dhe një vajzë, ndërsa çifti është rreth të 50-tave. Shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Policia franceze ka nisur hetimet për të zbardhur këtë masakër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat