Puigdemont do të arrestohet nëse nuk paraqitet në gjykatë

Evropë

Puigdemont do të arrestohet nëse nuk paraqitet në gjykatë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 21:08
Carles Puigdemont

Gjykata spanjolle mund të urdhërojë arrestimin e udhëheqësit të Katalonisë, Carles Puigdemont, nëse nuk paraqitet para gjykatës.

Avokati Puigdemont, Pol Bekert tha se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, i cili ndodhet në Belgjikë, vendimi do të merret nga gjykata belge dhe jo nga qeveria.

Avokati po ashtu ka njoftuar se Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë gjatë javëve të ardhshme.

Gjykata e Lartë Spanjolle dje u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalone të paraqiten në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle.

Sipas Gjykatës spanjolle udhëheqësit e shkarkuar të qeverisë së Katalonisë, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë, duhet të paraqiten në Madrid në seancën e së enjtes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat