Medvedev: BE po mundohet të largoj Rusinë nga pojekti “Nord Stream 2”

Evropë

Medvedev: BE po mundohet të largoj Rusinë nga pojekti “Nord Stream 2”

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:24
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se përpjekjet e Bashkimit Evropian për të rregulluar projektin e gypave të gazit “ Nord Stream 2”, duke se kanë për qëllim komplikimin e implementimit, apo detyrimin e Moskës që ta braktisë projektin.

Medvedev i bëri këto komente para gazetarëve, pasi Komisioni Evropian propozoi zgjërimin e rregullave të brendshme të BE-së në tregun e energjisë, që përfshijnë 1.200 kilometrat e tubacionit rus, përmes së cilëve transportohet gazi natyral në Gjermani.

Komisioni Evropian, javën e kaluar ka propozuar rregulla të reja me juridiksion të njejtë për të gjitha tubacionet që hyjnë në Bashkimin Evropian.

Sipas rregullave të propozuara, të gjithë gypat që hyjnë në territorin e BE-së, duhet të jenë në përputhje me rregullat e bllokut 28 antarësh, për transparencë, çasje dhe efiçiencë.

“Nord Stream 2”, ishte pezulluar në vitin 2015, pasi disa shtete e kishin kritikuar projektin si thellim të varësisë së Evropës në gazin rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat