Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm “kasapin e Ballkanit”

Evropë

Gjykata e Hagës dënon me burgim të përjetshëm “kasapin e Ballkanit”

Më: 22 nëntor 2017 Në ora: 10:35
Ratko Mlladiq para Gjykatës së Hagës

(E plotësuar) - Gjykata e Hagës dënoi Ratko Mlladiqin me burgim të përjetshëm.

Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Krime të Luftës dënoi sot Ratko Mlladiqin, ish-komandantin e Ushtrisë Serbe të Bosnjës me burgim të përjetshëm.

Mlladiqi ishte i akuzuar për 11 raste të gjenocidit, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës.

Ish-komandanti tash 75 vjeç ngarkohej se se ka urdhëruar ushtrinë për të sulmuar civilët në kryeqytetin e Bosnjës, në Sarajevë dhe për ekzekutimin e 8000 myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara, kishte vendosur se forcat serbe kishin kryer gjenocid në Bosnjë.

Mlladiq gjatë gjykimit i hodhi poshtë të gjitha akuzat.

Gjykimi i Mlladiqit është i fundit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës që ishte themeluar nga Haga në vitin 1993, për të dënuar krimet e kryera gjatë luftërave në Ballkan në fillim të viteve ‘90.

Në vitin 2016, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Mlladiqit, Radovan Karaxhiqin, i cili po ashtu kishte akuza të ngjashme duke përfshirë edhe gjenocidin.

Karaxhiq u dënua me 40 vjet burgim.

Image

Mlladiqi përjashtohet nga seanca për shkak të sjelljes

Ratko Mlladiq është përjashtuar nga seanca në të cilën po lexohet verdikti i Tribunalit ndaj tij për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje.

Ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.

Më parë mbrojtja e Mlladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërpritet seanca për Mlladiqin, ai shkon në tualet

Ratko Mlladiq, të cilit sot do t’i jepet dënimi në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera ndaj myslimanëve të Bosnjës, me të hyrë në gjykatore ka filluar të kryqohet.

Përveç kësaj, krimineli serb dhe komandanti i luftës së Ushtrisë së Republikës Serbe, i cili përvec tjerash, ngarkohet edhe me gjenocid të luftës, në gjykatoren e Tribunalit të Hagës ka hyrë i buzëqeshur.

Ai po ashtu i ka përshëndetur edhe gjykatësit, avokatët dhe të pranishmit tjerë.

Më të nisur leximi i aktvendimit, Mlladiq e ka ndërprerë gjyqtarin Ori, duke kërkuar të shkojë në tualet. Gjyqtari e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë pauzë pesëminuteshe, por e cila ka zgjatur më shumë se 15 minuta. Duke se kjo është e inskenuar nga Mlladiq. 

***

Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, është duke e shpallë aktgjykimin për ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiq është i akuzuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.Ndër të tjera Mlladiq, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Ndiqni këtu videon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat