Familja Erdogan hetohet për evazion fiskal

Evropë

Familja Erdogan hetohet për evazion fiskal

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 20:21
Rexhep Tajip Erdogan

Prokuroria turke ka njoftuar sot se po heton akuzat, se familja e presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka dërguar miliona dollarë jashtë vendit, për të shmangur pagesën e taksave.

Kreu opozitar i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kiliçdaroglu gjatë kësaj jave akuzoi anëtarët e familjes Erdogan për transferimin e 14 milionë dollarëve në një kompani, ndërsa tregoi edhe një dokument si dëshmi e ekzekutimit të transaksionit të parave. 

Kurse prokuroria ka deklaruar se po heton dyshimet për vërtetësinë e dokumenteve pas akuzave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat