Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë e dekriminalizon përdorimin e marijuanës

Evropë

Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë e dekriminalizon përdorimin e marijuanës

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 11:22
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Gjeorgjisë e ka dekriminalizuar përdorimin e marijuanës.

Gjykata konstatoi se përdorimi i marijuanës ose i formave të tjera të drogës që bazohen në kanabis, nuk mund të konsiderohet krim.

Kodi Penal ekzistues i Gjeorgjisë e përcakton përdorimin e vazhdueshëm të marijuanës dhe posedimin e mbi 70 gramëve të kanabisit të thatë si krim, për të cilin individët mund të përballen me ndëshkim, por jo burgim.

Partia opozitare Girchi ka udhëhequr fushatën për dekriminalizimin e përdorimit të marijuanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat