Tregimi shokues i reporterit britanik për gjeneralin kroat: Kam parë çfarë ka bërë në luftë, tani do t'i tregoj të gjitha

Evropë

Tregimi shokues i reporterit britanik për gjeneralin kroat: Kam parë çfarë ka bërë në luftë, tani do t'i tregoj të gjitha

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:34
Jeremy Bowen, duke folur rreth gjykimit të Praljak

BBC ka emetuar komentin e gazetarit të tyre, reporterit të njohur ndërkombëtarisht Jeremy Bowen, rreth gjykimit të Përliq, Praljak dhe të tjerëve.

Bowen gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë ka raportuar nga Mostari. Për BBC ai ka treguar përse ka vendosur të dëshmojë kundër Slobodan Praljak, në vitin 2007 në Hagë.

“Isha dëshmitar i prokurorisë në çështjen kundër Praljak dhe të tjerëve Hagë. Ai më ka marrë në pyetje, i zemëruar me faktin se ai po gjykohet për atë që ai vet e ka konsideruar si ‘kryerje të detyrës’. Kam dëshmuar sepse kam parë se çka kanë bërë gjatë luftës në Mostar, në vitin 1993. Ura 400 vjet e vjetër ka qenë ndër flakën e forcave të Praljkov, ka qenë ai simboli i Bosnjës së vjetër të cilën me çdo forcë kanë dashur ta dëmtojnë. Dëmtimi i urës në Mostar ka qenë vetëm njëra ndër pikat në listën e gjatë të krimeve të luftës.

Është i dënuar për vrasjen e shumë civilëve, ku njëri ndër to është Franje Pavlovic, të cilit unë bashkë me gruan e tij dhe shoqërinë jemi munduar t’i ndihmojmë. Por ai veç më kishte qenë i vdekur.

Civilët vdiqën sepse Praljak dhe bashkëpunëtorët e tij u përpoqën të krijonin një shtet kroat boshnjak, etnikisht të pastër, të cilën gjykata e shpalli si ndërmarrjen e përbashkët kriminale.

Gjatë natës pashë civilë të cilët të armatosur u nisën përmes vijës së demarkacionit në pjesën lindore të qytetit. Nga ata njerëz kam dëgjuar shumë ngjarje tronditëse, duke filluar nga vrasjet, dhunimit dhe pastrimit etnik.

Familjarët e viktimave që kanë qenë në Hagë, kanë përjetuar të paktën pak drejtësi”, ka treguar gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat