Arritja e marrëveshjes me kreditorët, sinjal i fortë besimi për investitorët në Greqi

Evropë

Arritja e marrëveshjes me kreditorët, sinjal i fortë besimi për investitorët në Greqi

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 07:46
ilustrim

Greqia njoftoi sot arritjen e një marrëveshjeje me përfaqësuesit e kreditorëve në kuadër të rishqyrtimit të tretë të programit aktual të ndihmës në vend, vendimtar për këstin e ardhshëm të huasë.

“Arritëm një marrëveshje me përfaqësuesit e institucioneve për të gjitha çështjet”, deklaroi në media ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos.

Tsakalotos dhe homologu i Ekonomisë, Georges Stathakis po diskutojnë prej së martës në Athinë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Bankës Qendrore Evropiane, të MASH (Mekanizmi i Stabilitetit Evropian) dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Komisioneri evropian për Çështjet ekonomike, Pierre Moscovici e cilësoi në një postim në Twiter marrëveshjen si ”sinjal i fortë besimi për investitorët në Greqi. Do të informoj të hënën Eurogrupin për këtë lajm të shkëlqyer.

Për të siguruar dritën jeshile nga kreditorët e saj për zhbllokimin e huasë, Greqia duhet të përmbushte 95 angazhime deri në dhjetor, kryesisht një reformë të shërbimit civil dhe sigurimeve shoqërore, liberalizimit të tregut të energjisë dhe përshpjetimin e privatizimeve.

Konkluzioni përfundimtar i vlerësimit të tretë të programit grek parashikohet të jepet nga Eurogrupi më 22 janar dhe pritet t’i hapë rrugë akordimit të këstit të ri të huasë, me kushtin që reformat të miratohen më parë nga Parlamenti grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat