Dhëndri vret nusen ditën e dasmës

Evropë

Dhëndri vret nusen ditën e dasmës

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:09
Metehan Yurtoglu dhe Gullu Yurtoglu

Dita që duhej të ishte më e lumtura, tragjikisht u kthye në të fundit për një 22-vjeçare që u vra me thikë nga bashkëshorti ditën e dasmës.

Ngjarja e rëndë, sipas “Hurriyet”, ka ndodhur në Bursa të Turqisë, ku 23-vjeçari Metehan Yurto?lu goditi 8 herë me thikë bashkëshorten e tij.Ata zyrtarisht ishin celebruar një javë më parë dhe kishin po përgatiteshin për dasmën.

Gullu Yurtoglu ishte larguar nga shtëpia e të atit 4 muaj më parë, pasi familja nuk ia aprovoi fejesën me vrasësin e saj të ardhshëm.

Autori i krimit dyshohet se ishte përdorues droge, ndërsa pasi vrau të shoqen u arratis. Ai u kap teksa fshihej në një fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat