Sadiq Khan kërkon që Londra të mbetet në Tregun Unik Evropian

Evropë

Sadiq Khan kërkon që Londra të mbetet në Tregun Unik Evropian

Nga: A.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:37
Sadiq Khan

Sadiq Khan është duke i bërë thirrje Theresa Maj për të rënë dakord për një marrëveshje të posaçme gjatë Brexit në mënyrë që Londra të mbetet në tregun unik evropian, raporton “The Express”, përcjell “Bota sot.

Krye bashkiaku i Londrës tha se dalja e Londrës nga tregu unik evropian do të kishte pasoja të mëdha për kryeqytetin.

"Kjo do të ketë pasoja të mëdha për Londrën nëse Theresa May ka pranuar se është e mundur që një pjesë e Britanisë së Madhe të mbetet brenda tregut të vetëm dhe bashkimit doganor pas Brexit, por jo për kryeqytetin”.

"Londinezët votuan me shumicë dërrmuese për të qëndruar në BE dhe një marrëveshje e ngjashme këtu mund të mbrojë dhjetëra mijëra vende pune."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat