Spanja tërheq urdhërarrestin për Puigdemontin

Evropë

Spanja tërheq urdhërarrestin për Puigdemontin

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 13:26
Carles Puigdemont

Një gjykatës spanjoll ka tërhequr urdhërarrestin ndërkombëtar për ish-udhëheqësin e Katalonjës, Carles Puigdemont, dhe katër ministra të tjerë.

Ata kanë ikur në Belgjikë një muaj më parë, pasi kanë shpallur pavarësinë e njëanshme të Katalonjës.

Shpallja e pavarësisë ka pasuar një referendum që është cilësuar i paligjshëm nga Gjykata Supreme e Spanjës.

Gjykatësi tha se ministrat vazhdojnë të përballen me akuza të mundshme për rebelim ndaj shtetit, porse kanë treguar gatishmëri për t'u kthyer në Spanjë përpara zgjedhjeve rajonale, më 21 dhjetor.

Të hënën, gjashtë ministra të tjerë janë liruar me kusht nga një burg pranë Madridit.

Dy të tjerë, përfshirë ish-nënpresidentin e Katalonjës, mbeten në paraburgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat