BE-ja dhe SHBA-të rikonfirmojnë angazhimin në sigurinë botërore

Evropë

BE-ja dhe SHBA-të rikonfirmojnë angazhimin në sigurinë botërore

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 19:29
Rex Tillerson me, Federica Mogherinin

SHBA-të i qëndrojnë angazhimit të partneritetit afatgjatë me Bashkimin Evropian dhe të arritjes së objektivave të përbashkëta për sigurinë botërore, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson pas një takimi me shefen evropiane të Punëve të Jashtme, Federica Mogherini.

Mogherini tha se ajo dhe Tillerson biseduan për ”procesin e paqes në Lindjen e Mesme, rëndësinë për të mbajtur marrëveshjen bërthamore me Iranin të paprekur, nevojën për një rezolutë mbi konfliktin sirian dhe për aspiratën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Tillerson thaksoi se “e vlerëson angazhimin e BE-së për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe të arritjes së objektivit të përbashkët për të mundur grupin ekstremist Shtetin Islamik”.

Ai tha gjithashtu se “SHBA-të janë të kënaqura të shohin se bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së po zhvillohet”.

“Siguria jonë është me e fortë kur aleatët dhe partnerët mbajnë pjesën e tyre të barrës. Për këtë arsye ne vazhdojmë t’u kërkojmë të tjerëve të rrisin shpenzimet në mbrojtje. Kjo është për një objektivë të përbashkët dhe i shërben gjithashtu secilit”, vazhdoi Tillerson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat