Përplasen trenat, 50 të lënduar në Dusseldorf të Gjermanisë

Evropë

Përplasen trenat, 50 të lënduar në Dusseldorf të Gjermanisë

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 21:14
Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi afër stacionit të trenit në qytetin Meerbusch.

(E plotësuar) - Të paktën 50 persona janë plagosur sot në mbrëmje pas përplasjes së dy trenave pranë Dyseldorfit, në perëndim të Gjermanisë, njoftoi policia federale.

“Aksidenti ndodhi rreth orës lokale 19:30, kur një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash pranë stacionit të Meerbusch, në shtetin rajonal të Rhenanies”, njofton “Deutsche Bahn”, kompania kombëtare e hekurudhave.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Treni i pasagjerëve i përkiste kompanisë “National express”, krijuar kur “Deutsche Bahn” privatizoi disa linja rajonale këto vitet e fundit.

***

50 njerëz janë lënduar në Dusseldorf pasi një tren pasagjerësh dhe një mallrash u përplasën me njëri-tjetrin në qytetin gjerman, tha policia.

Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi afër stacionit të trenit në qytetin Meerbusch.

U raportua për shumë të lënduar por informacione më specifike nuk u bënë të ditura menjëherë.

Ekipet e emergjencës u panë në skenë duke iu ofruar ndihmë të lënduarve në trenin e pasagjerëve.

Një fotografi e publikuar në Twitter nga departamenti i zjarrfikëse të Meerbusch, shfaq trenin të dëmtuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat