Erdogan: SHBA përpiqet ta shantazhojë Turqinë

Evropë

Erdogan: SHBA përpiqet ta shantazhojë Turqinë

Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 09:52
Pamje e skicuar gjatë procesit kundër bankierit turk Hakan Atilla në Nju Jork

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se procesi gjyqësor në Nju Jork, kundër një bankieri të Turqisë, i akuzuar për konspiracion për ta dihmuar Iranin në anashkalimin e sanksioneve amerikane, paraqet “shantazh” dhe “njollosje” të vendit të tij.

Këto komente të tij të mbrëmshme në Ankara, u bënë derisa në Nju Jork ka vazhduar procesi kundër ish-ekzekutivit të lartë të bankës Halkbank, Mehmet Hakan Atilla, me paraqitjen e një dëshmitari kryesor të qeverisë amerikane.

Erdogani tha se procesi paraqet manovrim për t’ia tërhequr vëmendjen Turqisë, derisa Uashingtoni bën plane për t’i forcuar grupet kurde në Siri, të cilat Turqia i konsideron “terroriste” dhe aleate të separatistëve të armatosur në Turqi.

“Turqia nuk ka plane kundër Shteteve të Bashkuara, por është e qartë se SHBA ka plane kundër neve”, tha Erdogan.

Prokurori amerikan, Joon H. Kim, këto akuza turke se procesi kundër të dyshuarit Atilla është i motivuar politikisht, i ka vlerësuar si “absurde”./REL

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat