Kërkohet krijimi i një Fondi Monetar Evropian

Evropë

Kërkohet krijimi i një Fondi Monetar Evropian

Nga: A.S Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 14:29
Jean-Claude Juncker po shfrytëzon Brexitin për të nxitur zgjerimin e BE-së në aspektin monetar

Bashkimi Evropian është nën krizën më të ultë pas thirrjes për një bashkim më të ngushtë në aspektin e financave, raporton “The Express.uk”, përcjell “Bota sot”.

Komisioni Europian do të takohet sot, ku vizioni i Jean-Claude Juncker për të ardhmen e Bashkimit Evropian do të jetë i shtyrë përpara.

Ai dëshiron më shumë unitet financiar përgjatë bllokut, i kryesuar nga një ministri e re e financave.

Dhe propozimet përfshijnë një skemë që do t'i transformonte fuqitë e shpëtimit të eurozonës në një 'Fondi Monetar Evropian'.

Një burim evropian ka thënë se: "Askush nuk e kupton vërtet se pse Komisioni po e bën këtë, do të jetë e padobishme".

Nga ana tjetër, ekonomisti gjerman Heinrich Underlain ka shkruar: "Propozimet e Komisionit Evropian për thellimin e Bashkimit Monetar Evropian vijnë në momentin e gabuar ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat