Bosnjë: Katër persona akuzohen për krime të luftës

Evropë

Bosnjë: Katër persona akuzohen për krime të luftës

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 08:29
Pamje e një pjese të Sarajevës

Prokurorët në Bosnjë-Hercegovinë thonë se e kanë akuzuar një kryetar serb të një qyteti dhe tre ish-oficerë të policisë për krime të luftës, të kryera gjatë luftës në periudhën 1992-95, pas shkatërrimit të Jugosllavisë së dikurshme.

Prokurorët thanë dje se këta katër persona ishin akuzuar për shkak të vrasjes dhe zhdukjes së 22 myslimanëve të Bosnjës në territorin e qytetit Vllasenica, në pjesën lindore të Bosnjës, në periudhën 1992-1923.

Kryetari i qytetit, Mirosllav Kraleviq, dhe tre të dyshuar të tjerë, po ashtu, janë të akuzuar për “burgosje të paligjshme, torturë dhe keqpërdorim të dhjetëra njerëzve në disa burgje”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat