Vuçiq: Pa Putinin nuk do te ekzistonte Serbia

Evropë

Vuçiq: Pa Putinin nuk do te ekzistonte Serbia

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 00:44
Putin dhe Vucic

Duke folur për TASS përpara udhëtimit të tij në Moskë, presidenti serb zbuloi se vendi i tij ka në plan të blejë të paktën gjashtë helikopterë rusë dhe sisteme raketore të mbrojtjes.

“Këtë e kam thënë shumë herë jo vetëm për mediat ruse, por edhe për të gjithë të tjerët: Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, asnjë presion nuk mund të na bëjë të ndryshojmë pozicionin tonë”, tha Vuçiq.

Serbia është pro integrimit në BE, por me Rusine kemi një marrëdhënie te veçant.

Ai mendon se marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë po zhvillohen jashtëzakonisht falë Vladimir Putinit.

“Nëse i kujtojmë paraardhësit të Vladimir Putinit, Serbia vështirë se ka për të ekzistuar për të. Jo vetëm për popullin rus  Putin është i rëndësishëm, gjatë mandatit të tij ai është kujdesur dhe ka treguar vëmendje edhe për popullin serb dhe ne jemi mirënjohës ndaj tij për gjithçka “, tha ai për TASS, dhe shtoi:

“Për ne në Serbi, një takim me presidentin e Federatës Ruse është gjithmonë një ngjarje e veçantë, një moment historik. Shpresoj të diskutoj çështjet globale në takimin tonë dhe të falënderoj edhe një herë Federatën Ruse për mbështetjen e saj ndaj integritetit territorial të Republikës e Serbisë. Këto nuk janë fjalë boshe, por mirënjohje e vërtetë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat