Merkel: Gjermania ka nevojë për qeveri stabile

Evropë

Merkel: Gjermania ka nevojë për qeveri stabile

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:21
Angela Merkel

Angela Merkel ka përjashtuar formimin e një qeverie të pakicës duke deklaruar se Gjermania ka nevojë për stabilitet pas zgjedhjeve të shtatorit që e ka lënë vendin në krizë.

Kancelarja gjermane po refuzon të përkulet ndaj presionit për të formuar një qeveri të pakicës dhe po ngutet mbi bisedimet e koalicionit me SPD pas javësh të trazirave politike.

“Ne duam të kemi bisedimet dhe gjithashtu mendojmë se ato duhet të drejtohen shpejt, natyrisht tërësisht, por duhet të jetë pikë referimi: për çfarë ka nevojë vendi ynë? Tani po përqendrohemi në ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme. Por është gjithashtu e vërtetë se një qeveri e pakicës sigurisht nuk do të ishte një qeveri e qëndrueshme në asnjë rast”, është shprehur Merkel.

SPD ka parashtruar kërkesa për bisedime të koalicionit, duke përfshirë kundërshtimin e një plani për të ndaluar të drejtën për bashkim familjar për disa azilkërkues.

Stephan Weil nga SPD, tha se Gjermania ka gjasa të mbetet pa një qeveri deri në vitin 2018, pasi negociatat e koalicionit janë të vështira.

Ai tha për OE24 se perspektiva e formimit të një koalicioni të madh do të ishte "një rrugë e gjatë për SPD" pasi udhëheqësi Martin Schulz përjashtoi një kthim në qeveri me kancelaren Merkel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat