Rusia refuzon kërkesën e Siemens për transferin e turbinave në Krime

Evropë

Rusia refuzon kërkesën e Siemens për transferin e turbinave në Krime

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 14:54
Një punëtor i kompanisë Siemens duke monitoruar punën në fabrikë

Një gjykatë ruse e ka refuzuar një kërkesë nga kompania gjermane Siemens, e cila pretendon se dërgimi i turbinave të saj në rajonin e Krimesë së okupuar nga Ukraina ishte e paligjshme.

Gjykata Arbitrare në Moskë e ka hedhur poshtë një ndryshim të marrëveshjes, rreth katër muaj pasi e njëjëta gjykatë e ka refuzuar një kërkesë nga Siemensi për të marrë turbinat e gazit dhe për të ndaluar instalimin e tyre deri në kohën e dëgjimit përfundimatar.

Siemens ka nisur një padi kundër firmës shtetërore ruse, Technopromexport gjatë korrikut të këtij viti, pasi kishte marrë vesh se katër turbinat e dërguara në Rusi kishin përfunduar në Krime.

Transferimi i këtyre pajisjeve në Krime ishte në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian të vëna pas ankesimit të paligjshëm të Krimesë në vitin 2014.

Turbinat e prodhuara në Rusi në kuadër të një projekti të përbashkët që përfshinte kompaninë Siemens, ishin shitur për Technopromexport më 2015.

Kompania me bazë në Mynih ka thënë se pajisjet ishte planifikuar të instaloheshin në një central elektrik në Taman, në jug të Rusisë, ndërsa kompania ruse ka shkelur kushtet e kontratës duke i dërguar të njëjtat në Krime.

Autoritetet ruse dhe ato të kompanisë kanë insistuar se turbinat e gazit janë transferuar në Krime në mënyrë legale.

Në gusht të këtij viti, Bashkimi Evropian ka rritur sanksionet kundër kompanive dhe personave rusë, duke përfshirë kompaninë Technopromeksport, si përgjigje ndaj transferit të turbinave në Krime.

Ministria e punëve të brendshme e ka quajtur vendimin si hap “të pajustifikueshëm”.

Moskës i duhen turbinat për dy centrale elektrike të Krimesë, ashtu që të sigurojë një furnizim stabil të energjisë për banorët e asaj zone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat