Hipokrizia e Daçiqit – Serbia ndjek një politikë neutraliteti por në anën tjetër i vardiset Rusisë

Evropë

Hipokrizia e Daçiqit – Serbia ndjek një politikë neutraliteti por në anën tjetër i vardiset Rusisë

Më: 26 dhjetor 2017 Në ora: 10:17
Ivica Daçiq

Kreu i diplomacisë serbe theksoi se Serbia është një “vend i pavarur që ndjek një politikë neutraliteti” dhe se “puna e qeverisë është të sigurojë që vendi është i fortë dhe i respektuar dhe se mund të mbrohet”.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se Serbia është “një shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore” dhe se, pavarësisht “goditjes”, ajo po ndjek një politikë pajtimi.

Ai nënvizoi se Serbia është një “vend i pavarur që ndjek një politikë neutraliteti” dhe se “puna e qeverisë është të sigurojë që vendi është i fortë dhe i respektuar dhe se mund të mbrohet”, raporton “Vestinet”.

“Ne nuk jemi asnjanës si Zvicra, por ne po ndjekim një politikë të neutralitetit ushtarak, që do të thotë se ne nuk jemi anëtarë të ndonjë aleance ushtarake, bashkëpunimi ynë ushtarak mund të jetë i barabartë me të gjitha vendet,” tha Daçiq.

I pyetur nëse Serbia do të jetë në gjendje të ruajë këtë politikë, Daçiq tha se do të donte që Presidenti i SHBA’së Donald Tramp të vinte në Serbi dhe të kujtohej se i fundit në Beograd ishte Jimmy Carter.

Ministri shtoi se “mesazhet mund të dërgohen në disa kuazi-shtete në botë, dhe sa i përket Serbisë, Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara.”

“Në muajt e fundit, Presidenti i Serbisë ka takuar pothuajse të gjithë burrështetasit kryesorë në botë, Serbia ka shkuar një hap më tej në integrimin në BE, dëshiron miqësi të reja, partneritete të reja dhe ai nuk do të neglizhojë miqtë e vjetër, marrëdhëniet që duam të zhvillojmë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat