Policia serbe në aksion, arreston 30 persona

Evropë

Policia serbe në aksion, arreston 30 persona

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:43
Policia serbe

Policia serbe gjatë ditëve të fundit ka arrestuar më shumë se 30 persona në disa aksione të veçanta për shkak të ekzistencës së dyshimit se në periudhën nga viti 2010 deri më sot kanë kryer disa vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsion.

Bëhet e ditur se ato ndërlidhen me keqpërdorimin e buxhetit të Serbisë, buxhetet e vetëqeverisjeve lokale dhe të dyshuarit kanë dëmtuar personat fizik me rreth 21.5 milionë euro.

Ministria e brendshme e këtij vendi njofton se aksionet kundër krimit financiar dhe korrupsionit, veçanërisht në lidhje me abuzimin e pozitave zyrtare në organet shtetërore, në bashkëpunim me prokuroritë kompetente dhe Policinë Tatimore, janë kryer në territorin e administratës së policisë: Çaçakut, Beogradit, Zrenjaninit, Pozharevcit, Smederevës, Jagodinës dhe Novi Pazarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat