Ukrainë: Është gjetur e vrarë një avokate

Evropë

Ukrainë: Është gjetur e vrarë një avokate

Më: 2 janar 2018 Në ora: 08:48
Pamje e një pjese të Kievit

Një avokate në Ukrainë është gjetur e vrarë, disa ditë pasi ishte angazhuar fuqishëm që një person i dënuar për vrasjen e motrës së saj, të mos lirohet nga burgu.

Trupi i avokates, Iryna Nozdrovska, është gjetur dje në një lagje të kryeytetit Kiev, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor.

Nozdrovska ishte cak i kërcënimeve për përpjekjet e saj në rastin e personit, Dmytro Rossoshansky, i cili ishte i dënuar për vdekjen e Svitlana Sapatanyska, motër e avokates Nozdrovska, në vitin 2015, kur ajo ishte qëlluar duke e drejtuar automoblin e saj.

Gjyqtarët e kanë hedhur poshtë një kërkesë të të dënuarit, Dmytro Rossoshansky, i afërt i një gjytari në Kiev, për lirimin e tij sipas një amnistije, në saje të përpjekjeve të mëdha të avokates Nozodrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat