Brexit redukton buxhetin e Bashkimit Evropian

Evropë

Brexit redukton buxhetin e Bashkimit Evropian

Më: 10 janar 2018 Në ora: 06:07
Ilustrim

Buxheti i Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe do të ketë nevojë për shkurtime domethënëse në disa programe, theksoi Komisioni Evropian, që po përgatitet t’u kërkojë më shumë para vendeve anëtare të Unionit për të plotësuar humbjet e pritshme.

“Sigurisht do të duhen disa sakrifica. Do të duhet të bëjmë shkurtime në disa programe të mëdha dhe shkurtime domethënëse”, paralajmëroi komisari për Buxhetin, Gunther Oettinger, në një konferencë në Bruksel.

Ky debat njofton fillimin e diskutimeve mbi kuadrin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së, ndërkohë që kuadri aktual zgjat deri në vitin 2020.

Komisioni Evropian duhet të paraqesë në tryezë propozime konkrete në muajin maj dhe të marrë një vit kohë për të arritur një marrëveshje brenda BE-së.

Kuadri financiar shumëvjeçar vendos prioritetet e mëdha politike, si dhe tavanin e shpenzimeve që duhet respektuar çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat