Merkel personaliteti më i famshëm tek fëmijët gjermanë

Evropë

Merkel personaliteti më i famshëm tek fëmijët gjermanë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 22:21
Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është më e njohur mes nxënësve gjermanë se sa Adolf Hitleri, sipas një anketimi të zhvilluar sot.

Instituti Amsterdam për Studimet Gjermane pyeti rreth 3000 nxënës të moshës 11-19 vjeç të listojnë sa më shumë gjermanë të famshëm që munden.

Kancelarja gjermane ishte përgjigja më e shpeshtë, me Hilterin në vend të dytë.

Në një anketim të ngjashëm të zhvilluar në vitin 2010, Hitleri ishte gjermani më i famshëm.

Për sa i përket librave, ai i Hitlerit, “Mein Kampf” ishte libri gjerman më i njohur, me atë të Bernhard Schlink, “The Reader”, në vend të dytë.

Sipas këtij anketimi 88 për qind e studentëve nuk kishin dëgjuar për asnjë autor tjetër gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat