Shpërthim në një restorant në Belgjikë, rrënohet ndërtesa

Evropë

Shpërthim në një restorant në Belgjikë, rrënohet ndërtesa

Më: 16 janar 2018 Në ora: 07:41
Belgjikë

Së paku 20 persona janë lënduar ndërsa disa janë ngujuar në mes të gërmadhave, pas një shpërthimi në qytetin begl Antverpen ku janë shkatërruar disa ndërtesa

Shpërthimi ka ndodhur në një restorant Italian në një lagje ndërsa nga shpërthimi është shembur ndërtesa ndërsa edhe tri tjera janë shkatërruar.

Image

Policia bën të ditur se të lënduarit kanë marr lëndime të lehta ndërsa nga gërmadhat janë shpëtuar shtatë persona.

Policia në këtë qytet ka thënë se shpërthimi nuk ka lidhje me ndonjë akt terrorist dhe deri te kjo me siguri ka ardhur si rrjedhje e gazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat