Juncker: BE nuk është në luftë me Poloninë

Evropë

Juncker: BE nuk është në luftë me Poloninë

Më: 17 janar 2018 Në ora: 11:38
Presidenti i Komisionit Evropia, Jean-Claude Juncker

Bashkimi Evropian nuk është në luftë me Poloninë dhe nuk është duke sanksionuar këtë shtet, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Ekzekutivi i BE-së, ka përdorur Artikullin shtatë të Traktatit të Lisbonës më 2009, për herë të parë në dhjetor, duke i dhënë Varshavës tre muaj kohë për të kthyer mbrapa reformat gjyqësore.

Në rast se nuk ndodhë një gjë e tillë, ekzekutivi mund të kërkojë nga shtetet anëtare të bëjnë gati sanksionet.

“Ne jemi në një dialog konstruktiv me qeverinë polake. Jam takur me kryeministrin e ri polak në Bruksel dhe së bashku kemi bërë përpjekje që t’i bashkojmë mendimet tona”, ka thënë Juncker para Parlamentit Evropian.

“Ne nuk jemi në luftë më Poloninë. Ne kemi një konflikt me qeverinë polake. Artikulli shtatë nuk është sanksion, mirëpo një paralajmërim”, ka shtuar tutje Juncker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat