Kiev: Dy ushtarë qeveritarë janë vrarë në lindje të Ukrainës

Evropë

Kiev: Dy ushtarë qeveritarë janë vrarë në lindje të Ukrainës

Më: 17 janar 2018 Në ora: 14:35
Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, derisa ka takuar disa ushtarë ukrainas në rajonin Luhansk

Ushtria ukrainase, ka thënë se dy ushtarë të saj janë vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar, pasi një pajisje shpërthyese ka dëmtuar një makinë ushtarake në lindje të këtij vendi.

Konflikti në këtë pjesë të Ukrainës mes ushtararëve ukrainas dhe separatistëve pro-rusë vazhdon, pavarësisht një marrëveshjeje për armëpushim afatgjatë.

Përmes një deklarate, ministria e Mbrojtjes, ka thënë se dy ushtarët janë lënduar, pasi separatistët kanë shkelur armëpushimin tri herë në 24 orët e fundit.

Në anën tjetër separatistët, kanë pretenduar se forcat qeveritare të Ukrainës e kanë shkelur marrëveshjen shtatë herë.

Nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 persona janë vrarë në luftimet mes forcave të Kievit dhe separatistëvë pro-rusë, të cilët kontrollojnë disa pjesë të rajoneve të Donetsk dhe Luhansk.

Armëpushimet janë njoftuar në kuadër të marrëveshjeve të Minskut në shtator 2014 dhe shkurt 2015, të cilat kanë pasur qëllim të zgjidhin problemin, mirëpo të dyja kanë dështuar në zbatohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat