Zvicër, protesta kundër vizitës së Trump në Davos

Evropë

Zvicër, protesta kundër vizitës së Trump në Davos

Më: 24 janar 2018 Në ora: 21:30
Pamje nga protesta

Qindra protestues u dyndën në rrugët e Zvicër për të kundërshtuar vizitën e presidentit amerikan Donald Trump në qytetin alpin të Davosit, ku ai do të mbajë një fjalim të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror.

Protestat anti-globaliste dhe anti-kapitaliste shpërthyen në qytetet e Gjenevës, Lozanës dhe Fribourg, si dhe në qytetin malor të Davosit, i cili strehon liderët botërorë, që marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2018 (ËEF).

Protestuesit me banderola ndezën edhe flakadanë gjatë një demonstrate kundër Presidentit të SHBA Donald Trump, përpara se ai të zbarokjë në Zyrih, Zvicër.

Policia vlerësoi se ishin rreth 2,000 demonstrues në Zyrih të martën, sipas Reuters. Njerëzit mbanin banderola që lexonin “Jo Trump!” dhe “Pa armë, pa lëndë djegëse fosile”.

Të paktën një protestues u pa që mbante një banderolë ku shkruhej duke lexuar “Kush ishte plehra?” dhe që i adresohet gjuhës vulgare tëTrump për Haitin, El Salvadorin dhe vendet afrikane.

Megjithë sigurinë e fortë në Davos, rreth 20 vetë çanë rrethimin e sigurisë dhe arritën në Qendrën e Kongresit të Davosit, duke mbajtur banderola dhe duke bërtitur “Poshtë Forumi Ekonomik Botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat