Zëdhënësi i Kremlinit kërkon falje për komentet për Putinin

Evropë

Zëdhënësi i Kremlinit kërkon falje për komentet për Putinin

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 18:55
Dmitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kërkoi falje pasi kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Rusi e qortoi atë për deklarata publike që mund të interpretohen si fushatë zgjedhore për presidentin Vladimir Putin.

Peskov tha se i pranon paralajmërimet e Komisionit Zgjedhor dhe se do të jetë i kujdesshëm me deklaratat.

"Kërkoj falje për çdo deklaratë që mund të interpretohet si fushatë", tha Peskov.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, nuk e specifikoi se për cilat deklarata e ka fjalën, por besohet se ajo i është referuar vlerësimit të Peskovit se Putin "është përtej konkurrencës politike". "Nuk mendoj se dikush mund të dyshojë se Putin është lider absolut i opinionit publik", ka thënë Peskov duke u përgjigjur në pyetjen nëse Kremlini i druhet politikanit opozitar, Aleksei Navalny.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat