Mijëra persona kërkojnë dorëheqjen e presidentit Poroshenko në Kiev

Evropë

Mijëra persona kërkojnë dorëheqjen e presidentit Poroshenko në Kiev

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 18:23
Mikhail Saakashvili në protestat e sotme në Kiev

Mijëra persona kanw protestuar në qendër kryeqytetit ukrainas, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Petro Poroshenko.

Marshi i ditës së sotme në Kiev është organizuar nga partia e politikanit opozitar, Mikheil Saakashvili.

Pjesëmarrësit kanë protestuar nga parku Shevchenko deri tek Sheshi Evropian, duke mbajtur flamuj ukrainas dhe slogane në të cilat bëhej thirrje “Dorëheqje” dhe “Ukraina pa oligarkë”.

Organizatorët e “Marshit për të ardhmen”, kanë thënë se kjo protestw shënon fillimin e një fushate që kërkon dorëheqjen e presidentit.

Rreth 2,000 zyrtarë të zbatimit të ligjit kanë qenë në detyrë në këtë protestë.

Nuk është raportuar për ndonjë incident deri më tash.

Saakashvili ka qenë president i Gjeorgjisë nga 2004 deri më 2013.

Ai ka hequr dorë nga pasaporta gjeorgjiane më 2015 dhe ka pranuar shtetësinë ukrainase për të marrë postin e guvernatorit të Odesës me kërkesë të Poroshenkos.

Saakashavili është dorëhequr nga posti i tij në Odesa në nëntor të vitit 2016, duke akuzuar qeverinë për shkatërrim të përpjekjeve të tij për të luftuar korrupsionin dhe kryerjen e reformave dhe nga ajo kohë ëshë bërë kundërshtar i presidentit ukrainas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat