Kroatët kapin Vuçiqin duke gënjyer: Ustashët më vranë familjen

Evropë

Kroatët kapin Vuçiqin duke gënjyer: Ustashët më vranë familjen

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 19:17
Aleksandar Vuçiq

Ne duam të jetojmë në paqe, të ndërtojmë besimin dhe të përmirësojmë atmosferën, ishin fjalët e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit të tij me presidenten e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq në vitin 2016.

Takimi miqësor në urën mes Erdut dhe Bogojevo është dashur të jetë fillimi i bashkëpunimit aktiv mes dy vendeve për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.

Të njëjtat çështje do të jenë temat e takimit, këtë herë, e dy presidentëve të dy vendeve fqinje më 12 dhe 13 shkurt, të cilat për më pak se dy vjet shpesh kanë shkëmbyer mendime të ndryshme përmes mediave, njoftimeve, letrave, rrugës diplomatike dhe zgjedhjes së fjalëve, por duket se jo edhe me ton aq miqësor.

Njeriu më i fuqishëm i Serbisë, karrierën e tij politike e nisi si ndihmës luftarak i kryekriminelit  Vojislav Sheshel, dhe vazhdoi si një ministër, i cili dënoi gazetarët që shkruanin kundër regjimit të diktatorit Sllobodan Millosheviq. Sot, siç thotë vetë ai, tash është më pak luftarak dhe udhëheq politikën e ndërtimit të paqes.

Kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, i cili në rrugën e tij politike ka ndryshuar dy parti dhe dy “shefa”, nga njeriu i njohur dikur për qëndrime radikale dhe të ashpra, sidomos gjatë luftës në Kroaci kur qeverinë kroate e quajti ustashe dhe kriminale, tashmë është “bërë një evropian modern dhe i qetë”.

Aleksandar Vuçiq u lind më 5 mars 1970 në Beograd. Prindërit e tij Angelina dhe Anxhelko Vuçiq kanë origjinën nga fshati Qipuliq pranë Bugojno në Bosnjë. Vuçiq shpesh thekson se familja e tij është vrarë nga duart e ustashëve kroatë.

"Ju jeni duke pyetur njeriun e gabuar, gjithë familjen time e kanë vrarë ustashët dhe tani kërkoni që të hem diçka të lavdërueshme për njërin prej njerëzve, i cili të paktën kërkon justifikim të mirë për të mbrojtur ata që kanë kryer krime të rënda", tha Vuçiq.

Megjithatë, të dhënat nga biseda me fqinjët e tyre tregojnë se asnjë nga të afërmit e tij të ngushtë, gjyshi Anxhelko, vëllai i gjyshit Rade, fëmijët e tyre, hallat dhe xhaxhallarët, si dhe kushërinjtë e tyre nuk kanë pësuar nga dora e ustashëve, shkruajnë mediat kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat