Piloti rus vrau dy terroristë e më pastaj veten

Evropë

Piloti rus vrau dy terroristë e më pastaj veten

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 11:01
Daily Mail njofton se 33 vjeçari Roman Filipov ka aktivizuar bombën pasi që ka aterruar në territorin e Sirisë pasi që paraprakisht është goditur nga një aeroplan tjetër.

Mediat botërore bëjnë të ditur se piloti rus, aeroplani i të cilit është rrëzuar në Siri ka kryer vetëvrasje para se te ai mbërrijnë terroristët.

Daily Mail njofton se 33 vjeçari Roman Filipov ka aktivizuar bombën pasi që ka aterruar në territorin e Sirisë pasi që paraprakisht është goditur nga një aeroplan tjetër.

Aeroplanë të tipit Su-25 u goditën nga një raketë nga një transportues ajri tokësor dhe pastaj terroristët hapën zjarr ndaj pilotit.

“Major Filipov ka vrarë dy xhihadistë duke gjuajtur nga revolja dhe kur e ka parë se nuk mund të nxirret nga situata ka aktivizuar granatën”, thuhet në media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat